Lajme
Ragmi Mustafa: T’i tregojmë Serbisë sa shqiptarë autoktonë ndodhen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – VIDEO
Gjatë ditës së djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi, ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis nga sot e zgjat deri më 31 tetor.
Kryetari i Partisë Demokratike në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, nisjen e regjistrimit të popullsisë në Serbi, e konsideroi si një proces të mbarë për të treguar sa shqiptarë autoktonë ndodhen në Preshevë, Medvegj e Bujanoc.
Ai tha se manipulimet nuk mund të shmangen ashtu sikurse ndodh shpesh në procese, por në këtë proces janë kyçur të rinjtë intelektualë shqiptarë dhe në këtë mënyrë do të dimë dhe ne sa shqiptarë janë egzaktësisht në këto 3 rajone.