Karakteristikat themelore të regjistrimit të popullësisë
Përparësitë, specifikat e regjistrimit në krahasim me metodat e tjera statistikore të mbledhjes së të dhënave individuale për popullsinë, familjet dhe apartamentet (mostra, regjistër, etj.) pasqyrohen në vijim:
– Regjistrim individual – të dhënat për secilën njësi regjistruese (person, amvisëri dhe apartament) mblidhen drejtpërdrejt, në terren.
– Njëkohshmëria tregon se çdo njësi llogaritet në lidhje me një moment të paracaktuar (momenti kritik, nata e regjistrimit…);
– Universaliteti – regjistrimi kryhet në të njëjtën mënyrë në të gjithë territorin e shtetit ose në një pjesë të tij;
– Të dhënat për njësitë më të ulëta territoriale – regjistrimi mbledh të dhëna për numrin dhe karakteristikat themelore të njësive të regjistrimit për njësitë më të vogla territoriale brenda shtetit, në përputhje me dispozitat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve;
– Përcaktimi i periodicitet – regjistrimet kryhen në intervale të rregullta kohore, në mënyrë që të ruhet krahasueshmëria e të dhënave.