Enver Mehmeti kandidati i PDSH-së për KKSH
Enver Mehmeti do të jetë kandidati i Partise Demokratikr Shqiptare – PDSH për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Lajmin e ka bërë të ditur në facebook i pari i PDSH-së Ragmi Mustafa.
“Në mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve të PDSH-së që është mbajtur sonte në selinë e partisë është vendosur pjesmarrja në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar me forcat vetanake politike. Kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar unanimisht u miratua z. Enver Mehmeti, jurist i diplomuar. Gjer tani, kandidati i PDSH-së për Këshill Kombëtar është i vetmi nga komuna Preshevë! Pas dymbëdhjet vite funksionimi të Këshillit Kombëtar Shqiptar, asnjëher nuk pati kryetar nga Presheva. Prandaj, është radha të mbështetet Enveri nga I gjith sovrani në Preshevë. Ftojmë shqiptarët e komunës Preshevë që t’ë mbështesin me votë Enver Mehmetin për Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.” thuhet në njoftim.
Enver Mehmeti ka mbajutr postin e zv.kryetarit në KKSH në mandatin e fundit të Ragmi Mustafit.