Lajme

Regjistrimi i popullësisë në Preshevë po shkon mirë, vetëm për 1 javë janë regjistruar mbi 15 mijë persona

Për 1 javë sa kanë punuar regjistruesit dhe instruktorët në territorin e komunës së Preshevës kanë regjistruar deri në orën 20:00 gjithësejë 15.039 qytetarë dhe 2.806 amvisri. Duhet falenderuar regjistruesit dhe instruktorët për punën e jashtëzakonshme.

Njëkohësishtë gjatë komunikimit me regjistruesit dhe instruktorët në çdo shtëpi ata janë pritur me dashamirësi nga qytetarët të cilët po bëjnë një bashkpunim të shkëlqyer.

Na kanë mbetur edhe 3 javë deri në përfundim të regjistrimit. Edhe pse kemi 14 regjistrues më pak të gjithë do të regjistrohen. Vetëm na duhet durim sepse me punën që po e bëjnë regjistruesit në Preshevë regjistrimin do ta kryejmë më herët se sa afati paraparë kjo vetëm fal punës së regjistruesve dhe bashkpunimit të qytetarëve.

Related Articles

Back to top button