Lajme

Albin Kurti ende pa një datë për vizitë në Preshevë – VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka një datë se kur do të vizitojë Luginën e Preshevës.

Pavarësisht pritjeve nga televizioni, nga zyra e tij nuk kanë treguar nëse po planifikohet një vizitë e tillë.

E kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se edhe në ketë periudhë kur po bëhet regjistrimi i popullsisë në Serbi, është koha e duhur që të vizitohen shqiptarët atje.

I pari i Preshevës thotë se po presin për një vizitë të tillë, duke i bërë thirrje edhe njëherë shefit të ekzekutivit.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike thonë se akuzat e javëve të fundit ndërmjet të parit të Preshevës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është edhe njëra nga arsyet.

Sipas Valon Arifit, është e papranueshme që një komunë e shqiptarëve në Serbi të bojkotojë takimet me shtetin e Kosovës.

Deri në këtë periudhë, asnjë kryeministër i Kosovës nuk ka vizituar komunat e Luginës së Preshevës.

Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi.

Related Articles

Back to top button