Lajme

Shqiprim Arifi i pa lëkundër “Ne do ta bëjmë vizionin për Preshevën” – VIDEO

Ne rrejtin social facebook kryetari i Presheves se fundi ka publikuar nje video nga fjalimi i tij ne seancen e fundit te kuvendit komunal te Presheves, shkruan Presheva.AL

Arifi ne video fjalimin e shkeputur i drejtohet opozites ne Presheve (PVD-se dhe PDSH-se) se ata nuk mund ta ndalojne ne rrugen e tij qe e ka nisur per te rinjet dhe te rejat nga Presheva.

“Ne kemi me be ate vizion per Presheven te cilin e kemi nis, te rinjt dhe te rejat tona e presin dhe mua nuk me intereson se cka mendojne partite e vjetra, mu me intereson cka mendojne qytetaret, e ne jemi parti qe per dy here rradhazi mrenda nje kohe kaq te shkrute me nje fushate kaq shpifese te juaj i kemi marre 7000 qytetare qe na kane votu neve dhe kete fakte ju duheni me PRANU, sepse pranimi i te vertetes eshte i pari hap per permiresim, PRANONENI,se na jemi partia me e forte keto viteve te fundit ne kete vend, PRANONENI, se ju ndihmone juve me reflektu, besojeni kete. Edhe na kana ardh ketu me zotri Salihun ne pushtet, edhe ky pushtet eshte i hapur, na nuk kemi kunder juve asgje, kurr skemi pas, ne qofte se nuk me keni kuptuar mire mua gjuhen teme, eshte problem i juaj, nga ana ime nuk kam pasur kurre asgje kunder juve, perkundrazi jam munduar gjithnje te bashkepunoje. Nuk eshte koha tani ne prag te regjistrimit me ngu ketu ligjerata shpifese qysh e keni vendos ju viteve te fundit si standard i juaj, nuk eshte koha, qytetaret presin nga ne shume me ndryshe, qytetaret presin qe te jemi te angazhuar qe te jemi te koncentruar dhe te flasim me nje gjuhe. Letra eshte vetem nje deklarate, ama ne cka flasim ketu, gjithcka i thojme njeri-tjetrit, pastaj hajde nenshkruajme bashke, a nuk po e shihni qe po ia humbni etiken edhe logjiken politikes a?” eshte drejtuar Arifi ne seancen e fundit te kuvendit komunal te Presheves.

Arifi me kete fjalim ia ka bere te ditur Opozites se eshte i pa lekundur ne vizionin qe ka per ndertimin e Presheves.

Related Articles

Back to top button