Lajme

SHOFERË KUJDES: Mëngjeseve të hershme ka mjegull dhe dukshmëria e rrugëve është zvogëluar

Sipas informacioneve nga Rrugët e Serbisë, për shkak të paraqitjes së mjegullës në pjesë të caktuara, dukshmëria është e zvogëluar, andaj këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes të madh gjatë vozitjes.
Në autostradën E-75, afër kryqëzimit Batoçinë – Cuprija, për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është ulur në 50 deri në 100 metra.

Në të njëjtën autostradë afër kryqëzimit Pojata – Trupala për shkak të mjegullës dukshmëria është ulur në 100 deri në 200 metra, ndërsa në kryqëzimin Trupala – Jug Leskovc dukshmëria është ulur në 100 metra.

Në kryqëzimin Leskovc Jug – Vranjë për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria është zvogëluar në 50 deri në 100 metra, ndërsa në kryqëzimin Bela Pallankë – GP SRB/BUG dukshmëria është zvogëluar në 50 deri në 100 metra.

Rrugët e Serbisë paralajmërojnë se dukshmëria është zvogëluar, veçanërisht në pjesët që shtrihen përgjatë rrjedhave të lumenjve, luginave, grykave, si dhe në objektet rrugore nëpër lumenj.

Related Articles

Back to top button