Po anulojnë orët analoge nëpër shkolla, fëmijët nuk dinë t’i shikojnë
Në moshën shtatë vjeç, fëmijët duhet të jenë në gjendje të tregojnë kohën duke përdorur një orë analoge, por shumë duket se e harrojnë shpejt këtë aftësi.
Orët analoge në dhomat e provimeve në Mbretërinë e Bashkuar do të zëvendësohen me orët dixhitale sepse “studentët kanë vështirësi të tregojnë kohën në një orë tradicionale”.
Sipas Daily Mail, mësuesit janë të shqetësuar sepse fëmijët e llogaritin gabimisht kohën e mbetur gjatë provimeve ose humbin kohë të vlefshme duke e numëruar atë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa shkolla po zëvendësojnë orët analoge me ato dixhitale. Të rinjtë që marrin provime janë rritur në një epokë dixhitale dhe shumë thjesht nuk i shohin orët analoge siç ishte e zakonshme në brezat e vjetër,” tha Geoff Burton, sekretari i përgjithshëm i Shoqata e Drejtorëve dhe Dekanëve .
Drejtuesit e arsimit thonë se orët dixhitale në telefonat inteligjentë janë një shtytës kryesor i të rinjve që humbasin aftësinë për të treguar kohën ndaj orëve analoge.