Lajme
Java e buxhetit në Preshevë nga data 20 deri 29 tetor
Komuna e Preshevës ka filluar planifikimin e Buxhetit për vitin 2023
Java e Buxhetit do të fillojë nga data 20 Tetor dhe do të përfundojë më 29 Tetor 2022.
Edhe kësaj radhe, planifikimin e buxhetit e bëjmë në bashkëpunim me;
Drejtorët e institucioneve, Bashkësitë Fetare, Organizatën e Veteranëve të Luftës, Bashkësitë Lokale, Bizneset Lokale, Organizatat Joqeveritare, Forumin e Bujqëve, Forumin e Artistëve dhe Arkitektëve, Përfaqësues të Partive Politike, Unionet e Studentëve;
Me këtë rast, ftojmë edhe çdo qytetar që përmes platformave të komunikimit online, të kontribuojnë me idetë dhe sugjerimet e tyre, që buxhetin ta bëjmë së bashku.