Lajme
Moti për ditën e sotme, temperaturat rriten lehtë në mëngjes
Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë Preshevës, por pritet që gjatë mesditës dhe pasdites kryesisht të ketë shfaqje të vranësirave në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Sipas RHMZ, vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje shiu në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 5 km/h.