Këto produkte në Gjermani dhe Austri mund të zhduken nga dyqanet
Haribo bonbonet, Pringles, orizi Ben ose djathi Philadelphia mund të zhduken së shpejti nga zinxhirët e shitjes me pakicë në Gjermani dhe Austri.
Këto janë dyqane – Billa, Penny, Adeg, të koncernit REWE.
REWE nuk dëshiron të pranojë rritjen e planifikuar të çmimit të shpallur nga prodhuesi i markave të njohura të produkteve.
“Ne e shohim veten si një mburojë për konsumatorët”, tha kreu i REWE në Austri, Marsel Harasti.
Në kontestin lidhur me kërkesën për ngritjen e çmimeve të disa markave të mëdha ndërkombëtare, siç është Mars, nuk është arritur marrëveshje, thotë ai.
Harasti thekson se në krizën aktuale të gjithë duhet të japin kontributin e tyre – ku tregtia ka një diferencë prej një deri në dy për qind, dhe prodhuesit e markave të njohura deri në 20 apo 30 për qind.