Lajme
Qeveria e Serbisë ka vendosur që çmimi maksimal me pakicë i vajit të mos kalojë 219,99 dinarë
Qeveria e Serbisë ka vendosur që çmimi maksimal me pakicë i vajit të lulediellit të ngrënshëm në një paketë prej një litri të mos kalojë 219,99 dinarë.
Kështu thuhet në ndryshimet e Rregullores për kufizimin e çmimit të ushqimeve bazë, të cilën Qeveria e Serbisë e miratoi më 20 tetor, e që një ditë më vonë u publikua.
Në tekstin bazë të Rregullores së datës 28 korrik të këtij viti, përcaktohej se çmimet e vajit të ngrënshëm të lulediellit në një paketë litri nuk duhet të jenë më të larta se çmimet e vlefshme më 15 nëntor të vitit të kaluar.