Lajme

Dinari i Serbisë së shpejti do të jetë në listën e kursit të këmbimit të Maqedonisë së Veriut

Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut mori vendim për shtimin e dinarit serb në listën e kursit të këmbimit të Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të Këshillit, ai vendim do të fillojë të zbatohet nga lista e kursit të këmbimit që do të formohet më 1 nëntor.

“Përfshirja e dinarit serb në listën e valutave që mund të blihen dhe shiten në tregun valutor hap mundësi për thjeshtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e subjekteve afariste për intensifikimin e flukseve tregtare dhe financiare ndërmjet dy vendeve, duke qenë se Serbia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Shtohet se efekte të favorshme mund të priten edhe në mbështetje të aktiviteteve shërbyese, duke qenë se numri i turistëve që vijnë në Maqedoninë e Veriut nga Serbia është i konsiderueshëm.

Në njoftim thuhet gjithashtu se ky vendim vjen në një periudhë të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet bankave qendrore të dy vendeve dhe paraqet reagim të koordinuar ndaj vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për përfshirjen e denarit të Maqedonisë në kursin e saj.

Related Articles

Back to top button