Bashkëluftëtarët dhe shokët e Ridvan Qazimit përkrahin Leventin për kryetar të KKSH-së
Levent Qazimi, kandidati i APN-së për Këshillin Kombëtarë Shqiptar – KKSH ka pritur bashkëluftëtarët e babait të tij, shkruan Presheva.AL
“Pa këta burra, Lugina e Preshevës sot, nuk do ta gëzonte shqiptarinë!
Nder dhe emocion i veçantë, t’u bëj konak shokëve e bashkëluftëtarëve të babait tim!
Erdhën për të më inkurajuar e për të më rikujtuar vizionin që babi e kishte për vendin! Bashkë kujtuam sakrificën e të rënëve e të gjallëve që sot, me dinjitet i bartin vlerat e atdhedashurisë kudo!
Biseda frymëzuese e plot motiv, që rrugën me sfida #përdinjitet ta bëjmë bashkë e ta shndërrojmë në gurthemel për përfaqësimin që unifikon e nuk shpërndanë, që jetëson amanete e nuk zbehë veprën e të parëve, që nderon e nuk përçanë!
Mbështetje të tilla, edhe po të dua nuk mund t’i harroj!
Si gjithmonë bashkë, për një epokë të re me dinjitet” ka shkruar Leventi në rrjetin social facebook.