Shqiprim Arifi pret në kabinet Grida Duma, deputete e kuvendit të Shqiprisë nga PD

Grida Duma, politikanja dhe lektorja shqiptare po qendrone ne Presheve, pas takimit me grate dhe vajzat e Presheves, Duma ka vizituar kryetarin e Presheves, Shqiprim Arifin, percjell Presheva.AL
Duma po viziton Presheven pas kerkeses nga Foeumi i Grave te APN-së.
“Sot, me kënaqësi mirëprita deputeten e Partisë Demokratike, znj.Grida Duma, e cila i është përgjigjur ftesës së Forumit të Grave në Alternativë si dhe të rinjve e të rejave, për t’u takuar dhe marrë pak nga eksperienca e një zonje të guximshme në jetën politike.
Folëm për dinamikën e sotme në politikë e në jetën sociale si dhe për rëndësinë e koston e të qenit grua – pjesë e jetës në vendimmarrje!” ka shkruar Arifi ne facebook.
Kujtojme se Grida Duma gjate vizites ne Presheve bisedoi me grate dhe vajzat e Presheves per eksperiencën e saj ne politik si dhe u diskutua roli i gruas ne jetën publike dhe politike.