Lajme

Levent Qazimi merr përkrahje nga bashkëluftëtarët e babait të tij,

Kandidati i APN-së për Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar – KKSH, Levent Qazimi, njeherit djali i komandant Lleshit-Ridvan Qazimi, e ka nisur fushatën për kreun e KKSH-së në mënyrë të veçantë.

Leventi ka takuar së fundmi dy luftëtarët e UÇPMB-së dhe njëherit bashkëluftëtarët e babait të tij.

“Takimet frymëzuese me bashkëluftëtarët e babit, edhe një herë më shumë më japin përgjegjësinë e përfaqësimit me dinjitet!
Agmir Zejnullahu e Gafurr Dalipi, me mbështetjen e fortë, më lanë edhe me rrëfimet për peshën që bartë vazhdimësia e idealit e lufta e të parëve për të drejta!
Me të njejtin motivim, nga 13 Nëntori qeverisje ndryshe në dobi të të gjithë shqiptarëve!” ka shkruar Leventi, perjcell Presheva.AL.

Kandidati i APN-së do të garoj me numrin 4 në zgjedhjet e 13 nëntorit.

Related Articles

Back to top button