Lajme

Vuçiq: Kurti e ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, mund të bëjë çfarë të dojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çfarëdo që të bëjë do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Ai ka thënë edhe se, i pari i qeverisë së Kosovës, mund të bëjë çfarë të dojë dhe prapë nuk do të marrë asnjë paralajmërim, raporton Nova.rs.

“Çfarëdo që të bëjë Kurti, ai do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe… Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, por ne duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”. A dëshiron Britania të heqë dorë nga Skocia, nuk do ta bëjë. Kurti mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk do të marrë asnjë paralajmërim. Dhe nëse serbët i përgjigjen dhunës në Prishtinë, për gjithçka do të fajësojnë Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Related Articles

Back to top button