Lajme

Ragmi Mustafi i frustruar nga frika për humbjen e karriges, Leventin e cilëson bashkëpunëtor të Vulinit

Ragmi Mustafi, gjatë fjalimit të tij në fushatën për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptarë ka vendosur që të sulmojë kandidatët me shpifje pasi që po e sheh përkrahjen e madhe që e ka kandidati i APN-së Levent Qazimi nga bashkëluftëtarët e Komandant Lleshit, familjet e dëshmorëve dhe gjithë Lugina e Preshevës.

Mustafi në video shihet duke thënë “Dështuan për zgjedhjet parlamentare, e ju prishën planet, tash kanë marrë obligim me çu edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar nën kontrollin e Vulinit”.

Në këtë fjalim Mustafi po e bënë Leventin bashkëpunëtor të Vulinit, duke e ditur mjaftë mirë se kush është Leventi kush ka qenë babai i tij dhe gjyshi i tij, Mustafi sot për interesa të ti guxon të shpifë për djalin e komandantit që dha gjithçka për Kosovën Lindore.

Në mesin e këtyre njerëzve që shpifin për kandidatët e pastër siç është Leventi, ka edhe drejtues tjerë nga PVD.

A meriton votë shqiptari, kandidati i PVD-së, Ragmi Mustafi, pas shpifjeve që i bënë Leventit, mbetet për tu parë në zgjedhjet e nesërme më 13 nëntor që mbahen për Këshllin Kombëtar Shqiptarë.

Related Articles

Back to top button