Lajme
Probleme në listat zgjedhore, shumë qytetarë nuk gjinden në listë për të votuar
Një numër i madh i qytetarëve nuk janë në listat zgjedhore, disa të tjerëve u janë ndryshuar vendvotimet dhe kanë mbetur të zhgënjyer, duke mos pranuar që të shkojnē në vendvotimin tjetër.
“Gjithmonë kam votuar këtu, tash më duhet të shkoj te shkolla tjetër unë jam i moshuar edhe nuk mundem me hec” thot një 80 vjeçar nga fshati Tërnoc.
Sipas informacioneve nga tereni, deri në mesditë dalja e qytetarëve për të votuar për KKSH nuk është shumë e kënaqshme.