Pasi dëmtohet procesi zgjedhor në fshatin Konçul, reagon APN, komisioneri i tyre braktisë vendvotimin
Nje incident ne vendvotimin ne fshatin Konçul ka ndodhur pasdite qe ka quar deri ne demtim te procesit zgjeshor.
Sipas reagimit te APN-se, i gjithe ky incident ka ardhur pasi qe kryetari i ketij vendvotimi ka falsifikuar procesverbalin dhe ka lejuar te votojne te njejtit persona shume here.
“Njoftojmë opinionin e gjërë se procesi zgjedhor në vendvotimin në fshatin Konçul është dëmtuar rëndë dhe për pasojë komisioneri ynë ka braktisur këtë vendvotim.
Shaku kryesor i parregullsive është votimi i personave që nuk janë fare në regjistrin zgjedhor dhe votimi i shumëfisht nga personat e njejtë.
Këtë dukuri e ka lejuar kryetari i këshillit votues në këtë vendvotim, i cili ka falsifikuar edhe procesverbalin.
Përveç kontestimit të këtij vendvotimi do të inicojmë procedurë penale ndaj kryetarit të këtij këshilli votues.” thuhet ne reagimin nga shtabi zgjedhor i APN-se.
Kujtojme qe ne vendvotimet tjera procesi eshte duke vazhduar i qete dhe ka dalje te qytetareve. Vendvotimet do te jene te hapur deri ne ora 20:00.