Lajme
Preshevë: Deri në orën 19:00 kanë votuar 5256 persona
Dalja qytetare në zgjedhjet për KNSH në Preshevë deri në ora 19.00 është mjaft e ulët vetëm 28 përqind ose 5256 persona.
Lajmin e ka konfirmuar, Hevzi Ramadani, koordinator në komisionin zgjedhorë komunal në Preshevë.
Zgjedhjet organizohen në 55 vendvotime në komunat e Luginës, prej të cilave: në Bujanoc në 26, në Preshevë në 23 dhe në Medvegjë në 6 vendvotime.
Qytetarët kanë mundur të votojnë deri në ora 20:00 në mbrëmje, kur dhe janë mbyllur vendvotimet.
Rezultatet preelimanre priten te dalin neser dhe ato perfundimtare deri në perfundimin e plote te procesit te zgjedhjeve.