Lajme
Një avion me 188 pasagjer bën ulje emergjente në aeroportin e Nikolla Tesla
Fluturimi i linjës ajrore “SunExpress” në linjën Antalia-Frankfurt, me 188 pasagjerë, është devijuar për në Beograd në orën 11:17 për arsye mjekësore.
Të gjitha shërbimet përkatëse të aeroportit kanë reaguar në kohën më të shkurtër të mundshme, ndërsa kujdesi për pasagjerin që ka nevojë për ndihmë mjekësore është në vazhdim.
Avioni së shpejti duhet të vazhdojë udhëtimin e tij drejt destinacionit.