Mjekët zbuluan: Çfarë duhet të hani për të parandaluar diabetin?
Bërja e zgjedhjeve ushqimore të shëndetshme për të kontrolluar sheqerin në gjak është thelbësore për ata me diabet të tipit 2, por çka nëse do të kishte ushqime që jo vetëm e mbajnë nën kontroll diabetin, por edhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet e mëposhtme kontribuojnë në kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak.
Boronicat – ngrënia e këtij fruti të vogël blu është një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë dozën tuaj ditore të karbohidrateve, dhe përveç kësaj, konsumimi i rregullt i boronicave dhe manave të tjera redukton ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Portokallet, grejpfruti dhe mandarina – hulumtimet tregojnë se konsumimi i agrumeve ka një efekt pozitiv dhe afatgjatë në sheqerin në gjak si dhe në nivelet e kolesterolit, falë përbërjes anti-inflamatore hesperidin dhe një doze të shëndetshme të fibrave të tretshme. Hulumtimet shtesë nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit sugjerojnë se konsumimi i frutave të plota në vend të lëngjeve lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Fasulet janë një ushqim i njohur me glicemi të ulët, duke i bërë ato një zgjedhje të mirë për diabetin dhe hulumtimet e reja sugjerojnë se konsumimi i bishtajoreve në fakt mund të ketë një efekt terapeutik.
Çokollata e zezë – Disa studime kanë treguar se një sasi e vogël e çokollatës së zezë me cilësi të lartë e konsumuar çdo ditë ul nivelet e insulinës dhe presionin e gjakut.
Ushqimet me bazë bimore – mjekësia zbuloi se një dietë e pasur me lëndë ushqyese dhe e fokusuar në marrjen e përditshme të frutave, perimeve, arrave dhe bishtajoreve, si dhe mospërfshirja e mishit ka një ndikim të madh te njerëzit me diabet.
Në fakt, pas shtatë muajsh të një diete të tillë, pjesëmarrësit e studimit patën ulje të ndjeshme të HgbA1c, presionit të gjakut dhe triglicerideve, rritje të ndjeshme në nivelet e HDL-së dhe 62 për qind kishin nivele të glukozës në gjak brenda kufijve normalë.