Lajme

Thirrje publike për ndarje të mjeteve financiare për personat me nevoja të veçantë në Preshevë

Në bazë të Vendimit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nr: 100-401-00-00177/2022-01, datë 22.11.2022, Komisioni për Ndarjen e Mjeteve Financiare – ndihmës së njëhershme sociale personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Preshevës, shpall:

THIRJE PUBLIKE

PËR NDARJEN E MJETEVE FINANCIARE – NDIHMA TË NJËHERSHME SOCIALE PERSONAVE ME AFTËSI TË VECANTA NGA TERRITORI I KOMUNËS SË PRESHEVËS.

I. Të drejtë pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat me aftësi të kufizuara me vendbanim në teritorin e komunës së Preshevës.

II. Kandidatët që konkurojnë së bashku me kërkesën duhet që të dorëzojnë:
1. Letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike të parashtruesit të kërkesës
2. Vendimi mbi konfirmimin dhe shkallën e invaliditetit
3. Xhirollogaria rrjedhëse të aplikuesit.
III. Shuma e cila do të ndahet për secilin parashtrues të kërkesës i cili plotëson kushtet do të varet nga ketogoria përkatësisht shkalla e invaliditetit.

IV. Kërkesa për realizimin e të drejtave nga Thirja Publike për ndarjen e ndihmës me dokumentacion dorëzohet nga 24.11.2022 deri më 05.12.2022 deri në ora 15:00.

Aplikimet e dorëzuara jasht afatit të paraparë dhe jo të plota nuk meren në shqyrtim.

Kërkesa për thirje nga paragrafi 1. dorëzohet drejtpërdrejt në arhivën e komunës së Preshevës, rr. M. Tita br. 36, prej orës 1000 deri ora 1500, me dokumentacionin e kompletuar.
V. Thirja publike shpallet në tabelën e shpalljeve të komunës së Preshevës, si dhe në portalin e komunës www.presevo.rs

VI. Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat kërkesat e arritura në kohë, do t`i vlerësoj të gjitha kërkesat të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpiloj ranglistën preliminare të nxënësve cilët do të fitojnë ndihmën e njëhershme në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë Vendim mbi Zgjedhjen të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.

Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes të administratës komunale dhe në ueb faqen e komunës së Preshevës (www.presevo.rs).

Related Articles

Back to top button