Lajme

Thirrje publike nga Komuna e Preshevës për mbulimin e harxhimeve të rrugës për nxënësit e shkollave të mesme

Në bazë të Vendimit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 100-401-00-00175/2022-01, datë 22.11.2022, Komisioni për Ndarjen e Mjeteve Financiare – ndihmës së njëhershme sociale, me qëllim për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit, për nxënësit e shkollës së mesme në territorin e komunës së Preshevës, shpall:
THIRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE FINANCIARE – NDIHMA TË NJËHERSHME SOCIALE, PËR QËLLIM TË MBULIMIT TË NJË PJESË TË SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME NGA TERRITORI I KOMUNËS SË PRESHEVËS.

I. Të drejtë pjesëmarrje në këtë ftesë kanë të gjithë nxënësit e shkollave të rregullta të mesme me vendbanim në teritorin e komunës së Preshevës, të cilët vijojnë mësimet në Preshevë, Bujanoc për muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2022.

II. Kandidatët që konkurojnë së bashku me kërkesën duhet që të dorëzojnë:
1. Letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike ose Vërtetimin mbi Vendbanimin të kandidatit
2. Vërtetimin nga shkolla e mesme,
3. Xhirollogaria rrjedhëse e kandidatit apo e prindit.

III. Shuma e cila do të kompensohet do të arrijnë deri në vlerën prej 45% e çmimit të biletës mujore të paraparë nga çmimorja e transportuesve të autorizuar.
IV. Kërkesa për realizimin e të drejtave nga Thirja Publike për ndarjen e ndihmës me dokumentacion dorëzohet nga 24.11.2022 deri më 05.12.2022 deri në ora 15:00.

Aplikimet e dorëzuara jasht afatit të paraparë dhe jo të plota nuk meren në shqyrtim.

Kërkesa për thirje nga paragrafi 1. dorëzohet drejtpërdrejt në arhivën e komunës së Preshevës, rr. M. Tita br. 36, prej orës 1000 deri ora 1500, me dokumentacionin e kompletuar.

V. Thirja publike shpallet në tabelën e shpalljeve të komunës së Preshevës, si dhe në portalin e komunës www.presevo.rs

VI. Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat kërkesat e arritura në kohë, do t`i vlerësoj të gjitha kërkesat të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpiloj ranglistën preliminare të nxënësve cilët do të fitojnë ndihmën e njëhershme në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë Vendim mbi Zgjedhjen të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.

Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes të administratës komunale dhe në ueb faqen e komunës së Preshevës (www.presevo.rs).

Related Articles

Back to top button