Ambasadori gjerman në Kosovë kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 18 dhjetorit
Gjermania është kundër datës së caktuar për zgjedhjet në pjesën veriore të Mitrovicës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rodhe mbështet atë që kanë thënë SHBA pak ditë më parë, që zgjedhjet të shyhen në një datë të dytë. Ai thotë se situata e agravuar në veri të Kosovës e bën të pamundur procesin e zgjedhjeve, pasi nuk do ketë siguri në vend.
“Pajtohem me kolegun tim nga ShBA-ja se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e qartë se situata e tanishme nuk është e favorshme për t’i mbajtur ato tani”- ka shkruar Rohde në Tëitter.
Këto ditë ka pasur sulme të njëpasnjëshme në veri të Kosovës ndaj forcave të policise e deri në rastin më të fundit ku janë sulmuar gazetarët. Mbrëmjen e së enjtes, një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur gjatë një sulmi ta armatosur në veriun e Kosovës. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Polici, menjëherë, me ekipe emergjente, është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai është goditur me një plumb në kraharor. Plumbin e ka ende në trup. Si rrjedhojë, polici duhet transferuar për në QKUK për ndërhyrje mjekësore.
Të gjitha incidentet e ndodhura ditë e fundit, pra në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë ardhur si pasojë e zgjedhjeve që pritet të mbahen më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, e kundërshton mbajtjen e tyre.