Lajme

Ja pse pas Covid-19, truri i adoleshentëve është më i plakur

Pandemia e Covid-it ka pasur një ndikim të fortë edhe në shëndetin tonë mendor. Një studim i ri nga Universiteti Stanford, i botuar në Biological Psychiatry Global Open Science dhe i kryer me 163 djem, tregon se virusi mund të ketë modifikuar fizikisht trurin e më të rinjve, duke i shkaktuar plakjen e parakohshme të tyre.

Tek djemtë e përfshirë në studim, truri i të cilëve u fotografua nga një rezonancë magnetike para dhe pas pandemisë, këto procese u përshpejtuan. Deri më tani këto ndryshime të shpejta ishin gjetur vetëm tek djemtë që kishin pësuar dhunë në familje, të cilët kishin qenë tw braktisur, kishin jetuar në familje jofunksionale ose kishin probleme të tjera serioze.

“Ne nuk e dimë nëse këto ndryshime në strukturën e trurit janë të lidhura me ndryshimet në shëndetin mendor, apo edhe nëse ato janë të përhershme,” nënvizon Ian Gotlib, koordinator i studimit.

“Vetë adoleshenca është një periudhë e riorganizimit të shpejtë të trurit, e shoqëruar me një rritje të problemeve të shëndetit mendor, depresionit dhe sjelljeve të rrezikshme”, thotë Jonas Miller, një nga autorët.

Hapi tjetër për të kuptuar nëse shenjat e lëna nga pandemia do të jenë të përhershme është vazhdimi i ndjekjes së grupit të të rinjve të analizuar në studim, duke u thelluar në këtë çështje dhe duke krahasuar strukturën e trurit të atyre që janë infektuar dhe atyre që nuk janë infektuar.

Related Articles

Back to top button