Lajme
I arrestuari në Bujanoc është nga Podujeva
Pjesëtarët e forcave të kordinuara të policisë serbe kanë arrestuar në Bujanoc një person tek i cili është gjetur një sasi e konsiderueshme armatimi.
Ngjarja nga ndodhur në parkingun e kompleksit hotelierik Rozafa në Bujanoc.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se personi i arrestuar është nga Podujeva e Kosovës.
Bëhet fjalë për një burrë rreth të pesëdhjetave i cili po ngiste një veturë BMV me tabela të Norvegjisë.
Të njejtat burime kanë pohuar se aksioni policor ka zgjatur midis orës 18:00-20:00.
Si pasojë e prezencës së shtuar të forcave policore në parkingun e hotelit Rozafa një numër i madh i mysafirëve janë kthyer mbrapsh