Lajme

Shoferë, kujdes! Policia rrugore me kamera mbi makina! (FOTO)

Policia rrugore nuk do të duhet më të ndalojnë për të dhënë një gjobë, por ata thjesht do të arrijnë në adresën tuaj të shtëpisë.

Mjetet e policisë rrugore kane marre “përforcim” në formën e kamerave që siç thotë policia nuk do të mund ti ik më asgjë.

Bëhet fjalë për dy kamera që janë vendosur në automjet, njëra që regjistron targat e automjeteve dhe tjetra që regjistron të gjithë zonën para makinës së policisë rrugore, duke regjistruar kështu shkeljet e mundshme.

Këto kamera janë lëshuar edhe në Preshevë dhe do të lehtësojnë shumë punën e policisë rrugore.

Shikoni si duket ky sistem:

Kjo kamerë regjistron nëse makina është e regjistruar apo i ka skaduar regjistrimi ose makina është në kërkim. Nëse ka diçka, do të shfaqet një alarm. Pastaj policia ose e ndalon automjetin ose e dënon më pas, nuk ka nevojë që ta ndjekin, fotografohet gjithcka.

Prandaj, policia nuk do t’ju ndalojë më për t’ju dorëzuar një denim, por ky mjet mund të takojë cilindo, nëse makina është e paregjistruar, denoncimi shkon automatikisht tek shoferi, nuk ka ndikim të oficerit. Të gjitha dokumentet ruhen në hard disk.

Per momentin keto kamera jane vendosur ne disa automjete patrolluese te policise rrugore ndersa me këtë sistem pritet qe çdo makinë policie të ketë këso kamera.

Related Articles

Back to top button