Lajme
Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot dy zëvendësministra serbë. Nenad Stanojeviç u emërua zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviç u emërua zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kurti i uroi për detyrën, ndërsa në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.
Pak ditë më parë, Kurti ka emëruar si ministër për Komunitete dhe Kthim, politikanin serb, Nenad Rashiç. Emërimi i tij erdhi si pasojë e dorëheqjes së Goran Rakiçit nga ky dikaster, që solli edhe tensionet në veri të Kosovës.