Së shpejti hiqet Roamingu në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor
Roaming për Ballkanin Perëndimor (Kroaci, Serbi, BeH, Maqedoni, Kosove, Shqiperi) së shpejti do të shfuqizohet.
Konkretisht, marrëveshja për roaming, sipas së cilës qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të paguajnë çmimet e thirrjeve dhe përdorimit të internetit celular në BE si në vendet e tyre, do të hyjë në fuqi këtë vit, thotë deputeti kroat, Bojan Gllavasheviq.
Gllavasheviq, i cili e ka publikuar këtë informacion në Twitter, pohon se marrëveshja është afër realizimit.
“Sot është mbajtur komisioni për çështje evropiane në Kuvend, ku sekretari shtetëror Andreja Metelko Zgombiq ka thënë se tashmë është nënshkruar marrëveshja kryesore, por duhet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje më të vogla që të hyjë në fuqi, tha ajo – këtë vit”, tha Gllavasheviq për mediat kroate, duke shtuar se vullneti politik për një marrëveshje të tillë ekziston prej disa kohësh.
Sipas Gllavasheviqit, marrëveshja duhet të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë të përfshira në çfarëdo mënyre në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Është pjesë e idesë më të gjerë të procesit të aksesit. Për këtë po punohej gjatë kohës që Kroacia mbante presidencën e Bashkimit Evropian.
“Ideja ishte që të krijohej një proces i modifikuar i anëtarësimit, domethënë, kur vendet plotësojnë disa kritere, qytetarët e tyre tashmë mund të gëzojnë disa përfitime edhe para se të hyjnë në Bashkim”, tha Gllavasheviq.