Lajme
Italia po përgatit masa
Italia po përgatit një paketë të re masash për të ndihmuar bizneset dhe familjet të përballen me faturat e larta të energjisë elektrike.
Masat do të prezantohen në muajin mars, njoftoi sot Ministria e Ekonomisë dhe Financave e vendit.
“Ne po studiojmë zgjidhje që mund të plotësojnë nevojat e familjeve dhe bizneseve dhe shpresojmë që ato të jenë gati deri në mars”, tha ministri i Ekonomisë dhe Financave Giancarlo Giordetti nga partia konservatore e Ligës Veriore.
Në buxhetin e planifikuar për vitin 2023, Italia ka ndarë më shumë se 21 miliardë euro për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë elektrike në ekonominë e saj.