Lajme
Tërmeti apokaliptik Turqi-Siri, shpëtohet 15-vjeçarja pas 209 orësh nën rrënoja, 77-vjeçarja rekord pas 212 orësh
Një 77-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi, pas 212 orëve.
Fatma Gungor u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Adiyaman, pasi mbeti e bllokuar për gati nëntë ditë.
Po ashtu dhe një vajzë 15 vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Siri. Seher Ghanam ishte një ndër të paktat që u nxor e gjallë pas 209 orëve në Hatay. Mediat vendase raportojnë se Seher është shpëtuar nga babi i saj, Faez Ghana . Aktualisht ajo ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.
Nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.