Lajme

Sami Salihu i pyet Shaipin, Arditën dhe Ragmin: Me çfarë kredibiliteti keni shkuar të përfaqësoni shqiptarët e Luginës në SHBA

Me çfarë kredibiliteti keni shkuar të përfaqësoni shqiptarët e Luginës në Sh.B.A. kur jeni ju ata në fron të parë që bashkëpunoni me Beogradin, me një Beograd, politikat e të cilit kanë për qëllim të diskriminojnë e shpërngulin shqiptarët e Luginës.
“Një dorë në bakllava – një dorë në kadaif” – strategjia e Ragmi Mustafit, piunit të gjeneralit të ushtrisë së vdekur
Dëshpërues por edhe i pritshmëm është lajmi që sot mora që drejtues të organit të përkohshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar janë emëruar nga qendra e Beogradit, e akoma dëshpëruese është fakti se kend e paskan vënë për ta udhëhequr atë.
E ajo çfarë gjithkush me një intelegjencë normale pyet në këto çaste dhe që unë personalisht publikisht ia drejtoj treshes hijezezë të Luginës së Preshevës jane:
Vendimi i sjellur nga qendra autoritare e diskriminuese me seli në Beograd që udhëheqës i Këshillit Kombëtar Shqiptar të jetë Ragmiu a ka për qëllim kryesor angazhimin per mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave shqiptare të Luginës?
A ishit ju ata që thonit që PVD insiston që rruga që duhet të ndiqet eshtë ajo e koordinimit me Prishtinën dhe Tiranën? Apo për ju binomi Prishtinë/Tiranë ju aludon në Beograd? A i bie që si përfundim PVD insiston që rruga që duhet të ndiqet eshtë ajo e koordinimit me Beogradin?
Cila është agjenda juaj e bashkëkordinimit? Apo agjenda e bashkëkordinimit me Beogradin mbetet mbi të gjitha.
A u shit PVD? A u ble PVD? A shantazhua PVD? A frikësua PVD? PVD as nuk u shit, as nuk u ble, as nuk u shantazhua as nuk u frikësua. Treshja qyqare e PVD-së u shit e u ble, u frikësua e u shantazhua nga Beogradi, sepse ju nuk e përfaqësoni vullnetin e sinqert të një votuesi të PVD-së, por përfaqësoni vetëm një interes të ngushtë tuajin.
Ky vendim i qendrës tuaj të preferuar Beogradit, a ka lejuar pasojën e vendosjes së masave të DHUNSHME në këtë institucion shqipëtar apo meqë jeni demagog në gjithçka që bëni, e meqë keni bërë gjithçka që ju ta udhëheqni, tashmë nuk përben organ të DHUNSHËM?
A e konsideroni dhe shprehni brengosjen se vendimi i sjellur nga qendra autoritare e diskriminuese me seli në Beograd që udhëheqës i Këshillit Kombëtar Shqiptar, konkretisht emërimi i Ragmi Mustafit, përbën instalim të masave të dhunshme eventuale në udhëheqjen e KKSH-së?
Nga sot, Platforma juaj “Vazhdojmë Bashkë për me shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë, do të ishte më e sinqert të quhej Platforma “Vazhdojmë Bashkë për më shumë Beograd në Luginë”.
Edhe pse ka qenë botërisht e ditur, por nga sot ju u vutë vulen që strategjia e veprimit politik të tresheses së dëshpëruar, pjesë e pandashme e të cilit koncept do të jetë “Më shumë Beograd e më shumë Serbi në Luginë”!
Sot përfundimit, Shaipi, Ardita e Ragmiu i thanë PO Beogradit dhe Serbisë në Luginë e JO Kosovës e Shqipërisë në Luginë. Dhe po, e vërtet, sot morëm përgjigjen e duhur dhe të përgjegjshme nga ju që politikbërja juaj ka për qëllim shkëputjen e Preshevës nga Kosova.
Emërimi i Ragmiut përbën vullnet të politikës e parapolitikës në Beograd që të zgjedh në emër të votuesve shqiptar.
Dhe gjithçka më sipër përbën asgjë tjetër veç ajo çfarë ju keni deklaruar deri më tani. Por paftyrësia dhe demagogjia juaj nuk njef kufi, prandaj ju as që do të merni mundimin të skuqeni para votuesve tuaj.
Me bindje të madhe besoj që ky akt i sotëm tradhëtie do të meret me seriozitet të madh nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë e veçanërisht nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke parë qartë politikat demagoge dhe servile të kësaj treshe paftyrësie që po udhëheq PVD-në.

Related Articles

Back to top button