25 vjet nga Beteja e Prekazit, Shqiprimi Arifi: Epoka e Adem Jasharit mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës!
Kryetari i Presheves, Shqiprim Arifi përkujtoi sot 25-vjetorin e betejës së Prekazit, ku mbeti i vrare komandanti legjendar Adem Jashri si anëtarët e tjerë të familjes së tij.
“Epopeja e krenarisë ngjarja e madhe e sakrificës heroike për familjen Jashari!
Ariani, Leventi, Almini e Argjendi, më shoqëruan sot për homazhe e nderime në Prekazin legjendar!
Në Marsin plot lavdi, kujtojmë e rikthehemi në veprat sublime të dëshmorëve, falë të cilëve Kosova gëzon ëndrrën që dikur dukej e pamundur.
Epoka e Adem Jasharit mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës!” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.
Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, për herë të tretë nga forcat serbe rrethohet familja Jashari. Adem Jashari me 21 anëtarët e familjes për tri ditë rresht u bënë rezistencë forcave serbe.
Në këtë betejë ndërmjet forcave serbe dhe familjes Jashari mbetën të vrarë 20 anëtarë të familjes Jashari dhe 34 anëtarë të lagjes Jashari nga Prekazi.