Lajme

Vuçiq nga Bujanoci thotë se nuk ka njohje të Kosovës pa asosiacionin e komunave serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në Bujanoc se sa i përket planit për Kosovën, është e rëndësishme të përmbushen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara nga BE-ja dhe theksoi se formimi i Asosiacionit të Komunave Serbe është i vetmi angazhim ndërkombëtar i bërë 10 vjet më parë, që parashikohet nga katër dokumente.

Vuçiq, i pyetur nga një gazetar shqiptar, tha se nuk duket se ka shumë përparim në negociatat e Brukselit, sepse Kurti tha se Asosiacioni i Komunave Serbe vështirë se mund të formohet pasi e kushtetuta e Kosovës nuk e lejon, si dhe është e vështirë që do ta pranojë propozimin e Francës dhe Gjermanisë dhe nëse mund ta shohë zgjidhje në shkëmbim territoresh apo demarkacion, ai tha:

“Kur po mundohesha të zgjidhja diçka, ju të gjithë mu hidhët në shpinë, është e rëndësishme që marrëveshjet e mëparshme të përmbushen, ju pyesni nëse do të përmbush diçka që nuk e kam nënshkruar, pra çfarë keni nënshkruar dhe çfarë është ndërmarrë si ndërkombëtar, obligimi është përmbushur dhe i vetmi obligim ndërkombëtar i pranuar nga 10 vjet më parë është Asosiacioni i Komunave Serbe dhe katër dokumente që kanë të bëjnë me Asosiacionin”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se nuk i takon Albin Kurtit nëse do ta përmbushë atë që është obligim ndërkombëtar, por se është çështje e BE-së dhe e të gjithë nënshkruesve.

“Në vitin 2015 kam nënshkruar parimet që flasin për këtë, kam nënshkruar parimin e 22-të, e më parë është nënshkruar nga Daçiq dhe është nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa, çfarëdo qoftë, nga marrëveshja. Krahas gjithë kësaj, nënshkrimi i BE-ja është gjithmonë aty, mendoj se është përmbushur “Thonë se është e vështirë, e kam kuptuar që është e vështirë”, theksoi Vuçiq.

Related Articles

Back to top button