Interesim i madh për kartat e pensionit 100.000 të regjistruar në vetëm një ditë
Ministria e Financave bëri të ditur se ditën e parë kanë aplikuar 100 mijë pensionistë për kartën e pensionit.
Në të gjitha degët e fondit PIO do të ketë persona që do të ndihmojnë ata që e kanë të vështirë të plotësojnë aplikacionin. Është një kërkesë shumë e thjeshtë, duhen vetëm një ose dy minuta për ta përfunduar. Ne do t’i lëshojmë këto karta me radhë, sipas kërkesës së pensionistëve. Kartat do të mund të merren në degët e fondit PIO dhe bashkëqytetarët tanë do të informohen me telefon ose email se kartela e tyre është gati – tha dje ministri i Financave Sinisha Mali.
Ai shtoi se kjo është shumë e rëndësishme, dhe se kartat do të sjellin zbritje në dyqane, sallone, shitës me shumicë, do të mundësojnë ekzaminime shëndetësore falas, hyrje në muze, teatro…