Lajme

Shqipëria ndanë 1 milion euro për qytetet e prekura gjatë tërmetit në Turqi dhe Siri

Shqipëria akordoi 1 milion euro për të mbështetur qytetet e prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Europian dhe nga presidenca suedeze.

“Ishim pranë miqve tanë që në momentet e para dhe po japim kontributin tonë edhe për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. Të gjithë bashkë mund të lehtësojmë dhimbjen dhe të ndihmojmë në kapërcimin e kësaj situate”, u shpreh Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Si pasojë e dy tërmeteve të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, humbën jetën mbi 45 mijë njerëz, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca, përfshirë provincat Hatay, Adana, Gaziantep, Diyarbakır, Adımayan, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazığ dhe Şanlıurfa.

Related Articles

Back to top button