Mjekët thonë: Hurmat ndimojnë në uljen e kolesterolit dhe parandalojn sulmet e zemër dhe goditjet në tru
Hurmat përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vetive që mund të lehtësojnë probleme të shumta shëndetësore. Këto janë, për shembull, goditja në tru, sulmi në zemër, kolesteroli i lartë dhe hipertensioni.
Hurmat janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë dhe sjellin shumë përfitime shëndetësore. Për të përmirësuar imunitetin, por edhe gjendjen e përgjithshme të trupit, mos ngurroni ta përfshini këtë ushqim në dietën tuaj.
Përveçse të shijshme, hurmat përmbajnë edhe substanca medicinale. Ato përmbajnë hekur, kalium, proteina, fibra, kalcium, vitamina A, B dhe C. Megjithatë, duke qenë se përmbajnë edhe shumë sheqer, rekomandohet konsumimi i moderuar.
A i dini të gjitha përfitimet mjekësore të hurmave?
Janë të pasura me hekur. 100 gramë hurma përmbajnë 0,9 mg hekur. Kjo është rreth 11% e dozës së rekomanduar për ditë.
Hurmat rregullojnë nivelet e kolesterolit. LDL ose kolesteroli i keq mund të rregullohet me ndihmën e hurmave që ndikojnë dhe largojnë yndyrnat e këqija.
Përveç të gjitha sa më sipër, hurmat forcojnë zemrën.
Sipas asaj që ju përshtatet, mund të hani hurma (disa prej tyre) ose para gjumit ose në mëngjes.