Shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një pije që hidraton më mirë se uji
Edhe pse uji konsiderohet si pija më e shëndetshme dhe në të njëjtën kohë si pija më e mirë për hidratim, shkencëtarët kanë vërtetuar se ende ekziston një pije që hidraton trupin më shumë se uji.
Hulumtimi nga Universiteti Skocez i St. Andrews krahasoi reagimet e disa pijeve të ndryshme ndaj hidratimit. Uji i thjeshtë dhe ai mineral janë zgjedhje të mira, por sipas njohurive të reja, qumështi është akoma më i mirë.
Sipas Ronald Maughan, një profesor në St. Andrews dhe autori i studimit, një nga faktorët është sasia e një pije të veçantë. Gjithashtu, një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes.
Kështu, është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm, sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku.
Përveç kësaj, qumështi përmban edhe natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës.