McDonald’s po ndryshon hamburgerët e tij të famshëm
Kompania McDonald’s njoftoi se po përmirëson shijen e hamburgerëve të saj.
Simitet do të skuqen, djathi do të shkrihet dhe hamburgeri i famshëm Big Mac do të ketë më shumë mbushje në të ardhmen.
“Ne pamë një mundësi për të bërë disa ndryshime për t’i bërë burgerët tanë edhe më të shijshëm,” tha kreu i marketingut dhe përvojës së klientit të McDonald’s në SHBA, Tariq Hasan.
Ndryshimet tashmë janë futur në Australi, Kanada dhe Belgjikë, shton kompania McDonald’s.
Sa i përket Amerikës, hamburgerët e rinj, të përmirësuar shiten në disa qytete në shtetet e Kalifornisë, Uashingtonit, Arizonës dhe shteteve të tjera në SHBA-në perëndimore.
Do të shitet në të gjithë SHBA duke filluar nga viti 2024.
Kompania McDonald’s do të promovojë hamburgerë të rinj me ndihmën e personazhit virtual “Hamburglar”, i cili u përdor në reklama gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar.