Lajme

Kurti: Nuk do të ketë Republikë Serbe në veri!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në veri të vendit nuk do të ketë një Republikë Serbe.

Ai ka përsëritur se nuk do të lejohet e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Nuk do të lejohet krijimi i një Republike Serbe në veri të Kosovës… Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me esencë shkatërruese që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, u shpreh ai në një intervistë për median kroate “Hina”, në prag të raundit të ri të dialogut.

Një ditë para takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit, ku është paraparë të prezantohet drafti i statutit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se pret të sheh se çfarë drafti është përgatitur.
“Duke marrë parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë që më parë të ma paraqitnin në Prishtinë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka siguruar se do të përmbushet ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel.
Ndryshe, Kurti nesër në Bruksel, do të takohet me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.

Related Articles

Back to top button