Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje qytetarëve që posedojnë armë të paregjistruara që nga sot, 8 maj, deri më 8 qershor të këtij viti, t’i dorëzojnë ato në stacionin më të afërt policor

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u bëri thirrje qytetarëve që posedojnë armë të paregjistruara që nga sot, 8 maj, deri më 8 qershor të këtij viti, t’i dorëzojnë ato në stacionin më të afërt policor.

Jelena Lakiçeviq, shefe e Departamentit të Armëve në Administratën për Çështje Administrative të MPB-së, thekson se gjatë kësaj periudhe qytetarët të cilët dorëzojnë armët e paregjistruara nuk do të mbajnë përgjegjësi penale, as nuk do të kenë ndonjë pasojë dhe nuk kanë për të vërtetuar origjinën e armëve.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që posedojnë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor dhe t’i dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente për armë”, thuhet në komunikatën e MPB-së, Lakiçeviq.

Ajo saktësoi se ftesa ka të bëjë me të gjitha llojet e armëve, automatike si dhe çdo armë tjetër, mina dhe lëndë plasëse, pjesë për armë dhe municione që qytetarët mbanin në mënyrë të paligjshme.

“Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që nuk i kanë dorëzuar armët në stacionet policore për ruajtje pas vdekjes së pronarit, ta bëjnë këtë tani”.

Armët në posedim të paligjshëm mund të dorëzohen çdo ditë, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, nga qytetarët gjatë periudhës së caktuar, pa asnjë pasojë.

Related Articles

Back to top button