Lajme

Kryetari i Preshevës takohet me senatorin amerikan Gary Peters

Sot, pata nderin të takohem me senatorin amerikan, z.Gary Peters, në ambasadën e SHBA-së në Beograd. Takimi ynë u përqëndrua mbi rrethanat politike në Luginën e Preshevës. Gjatë diskutimit, i ofrova një pasqyrë gjithëpërfshirëse të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballen shqiptaret e Luginës.

Vura theks të veçantë në masat diskriminuese që Serbia po i zbaton ndaj shqiptarëve të Luginës, siç është pasivizimi i adresave, si mjet për shpopullimin e shqiptarëve.

Senatori Peters shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar më tej me situatën aktuale në Luginën e Preshevës si dhe për të bashkëpunuar në nismat që synojnë përmirësimin e jetës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shtetet e Bashkuara janë aleat i rëndësishëm për popullin shqiptar dhe angazhimi i senatorit z.Gary Peters nënkupton një hap përpara në adresimin e sfidave të shqiptarëve të Luginës të Preshevës.

Related Articles

Back to top button