Lajme

A ishte në dijeni Kurti për ‘asociacionin’ e dërguar nga Rama? Spahiu: Lajthitja e Albinit, drafti francez i duket miqësor, i Shqipërisë armiqësor

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews ALbania se drafti për asociacionin i dërguar nga Rama në Berlin dhe Francë është i njohur, dhe Kurti ka disa ditë që ka dijeni për të.

Spahiu i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës të marrë në konsideratë projektin shqiptar dhe jo atë francez.

Ky sipas tij është hapi i fundit që Kurti mund të bëjë për të mos e larguar më shumë Kosovën nga Shqipëria.

“I bëj thirrje Kurtit, që është një kryeministër shqiptar, se është në dinjitetin e tij të marrë në konsideratë projektin e Shqipërisë përpara atij të Francës, Gjermanisë, BE.

Duhet të marrë në konsideratë projektin shqiptare dhe jo atë Francës. Është hapi i fundit që ai mund t bëjë për të mos larguar më shumë Kosovën nga Shqipëria.

Që kur ka ardhur në pusht Albin Kurti, Kosova më shumë është larguar nga Shqipëria se është afruar. VV kishe në program bashkimin kombëtar, e premtoi 16 vjet, ditën që u bë kryeministër tha nuk më lejojnë ndërkombëtarët”, tha Spahiu.

Related Articles

Back to top button