Kosova ka ndaluar edhe hyrjen e mallrave nga Serbia
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në Kosovë.
Sipas KTV-së, vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
Informacione të ngjashme ka edhe Klan Kosova, ku thuhet se qeveria e Kosovës ka ndaluar hyrjen e produkteve serbe në territorin e Kosovës. Siç raporton mediat në Kosovë, vendimi është marrë edhe në Doganat e Kosovës.
Ky vendim pasoi arrestimin e tre pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës sot në territorin e Serbisë.
Në anën tjetër, policia e Kosovës thonë se pjesëtarët e tyre janë “rrëmbyer në territorin e Kosovës”, transmeton Nova.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje në Twitter për lirimin e menjëhershëm të forcave speciale për të cilët pretendon se janë rrëmbyer dhe ka shtuar se kjo është “hakmarrje” nga Beogradi për arrestimin e djeshëm të Milun Milenkovic Lunet.
Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që ta dënojë këtë akt, duke shtuar se është një “agresion” që synon përshkallëzimin dhe destabilizimin e situatës në Kosovë.
Kurti pretendon se tre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar në një vend që ndodhet rreth 300 metra larg në territorin e Kosovës.