Lajme

Ministrja gjermane paralajmëron: Kosova dhe Serbia po rrezikojnë shumë

Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Lührman, deklaroi se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian.

Ajo u bëri thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë tensionin.

Gjatë intervistës së saj për “Euroactiv”, Lührmann e drejtoi gishtin nga Kosova, duke thënë se shtytja e de-përshkallëzimit “vlen edhe për Prishtinën”.

Pavarësisht nga një nismë franko-gjermane e lehtësuar nga BE-ja për të de-përshkallëzuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tensionet u rishfaqën pas dorëheqjes së të gjithë serbëve nga institucionet e Kosovës.

Më pas u bënë zgjedhjet lokale me një pjesëmarrje më pak se 4% që sollën në pushtet kryetarët shqiptarë.

Qeveria në Prishtinë është veçanërisht në qendër të vëmendjes dhe madje është kërcënuar me sanksione të BE-së për hezitimin e tyre për të lehtësuar tensionet me fqinjin e tyre verior.

Ministrja gjermane theksoi se “të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo hap që mund të përshkallëzojë situatën”.

Por gjatë diskutimit të saj gishti mbeti i drejtuar për nga Kosova.

“Qeveria e Kosovës duhet të pranojë se kjo nuk vlen vetëm për Beogradin por edhe për Prishtinën. Të dy duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të nxisin një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike”.

Homologu i saj francez, Laurence Boone, paralajmëroi se “të dyja duhet të respektojnë marrëveshjet e tyre dhe të arrijnë në një mirëkuptim të përbashkët”.

Kosova është kritikuar për mos shuarjen e tensioneve me Serbinë për zgjedhjet e diskutueshme në veri të vendit, megjithëse komuniteti ndërkombëtar i konsideroi zgjedhjet legjitime.

Related Articles

Back to top button