Lajme

Mos e hidhni më lëkurën e shalqirit, ilaç natyral dhe përfitimet që s’i dinim deri tani

Shalqini është fruti i preferuar i shumë njerëzve gjatë stinës së nxehtë të verës. Një frut i lëngshëm dhe plot vlera ushqyese shalqini gjen perdorime të ndryshme si frut veror. Me lëngun e tij mund të bëni koktejle apo lëngje të ndryshme, mirëpo ajo që gjthmonë duket e pavlerë është lëkura e tij.

Por në fakt lëkura e shalqinit është më e shëndetshme edhe se vetë ai. Pjesa e bardhë e lëkurës është mbushur me shumë lëndë ushqyese të shëndetshme dhe padyshim është diçka që duhet ta shtoni në dietën tuaj të përditshme.

Natyrisht, të gjithë e dimë se është pa shije, por lëkura përmban vitamina A, B6, C, si dhe minerale, përfshirë kaliumin, zinkun dhe madje edhe magnezin. Është një burim i shkëlqyer i likopenit, i cili është një antioksidant i mahnitshëm.

Pjesa jeshile përmban citrulin, një aminoacid që ka aftësinë për të ndërtuar muskuj të fortë dhe të shëndetshëm. Fibrat që mund të gjenden në lëkurë dhe shalqi janë të mira për të nxitur humbjen e peshës. Pjesa e kuqe është e përbërë kryesisht nga uji, që e bën atë një diuretik shumë efektiv. Kështu, ndihmon në zhdukjen e toksinave dhe ujit të tepërt.

Përfitimet e lëvozhgës së shalqirit janë të shumta, duke filluar nga fakti se konsumimi i tij i plotë do të thotë të përfitosh nga i gjithë fruti dhe si rrjedhim të harxhosh më pak ushqim, diçka që vlerësohet edhe në nivel ekonomik.

Related Articles

Back to top button