Lajme

Osmani pas takimit me Ramën: Diskutuam për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bën me dije se ka diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Pas takimit me Osmanin, Rama do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ndërkaq, ende nuk është konfirmuar takimi me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Kosovë, në kuadër të një takimi dyditor ballkanik, që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit.

Related Articles

Back to top button