Lajme
Dita e dytë e turit ballkanik/ Rama sot në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi
Sot është dita e dytë e turit ballkanik të kryeministrit Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit. Pas takimeve të djeshme që kreu në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Rama do të udhëtojë për në Bosnje Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes.
Rama dhe Kriston do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Më pas, kryeministri do të pritet nga kryeministri i Malit në Zi, Dritan Abazoviq. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq, parashikuar të mbahet në orën 16:00.
Turi do të përmbyllet në Serbi në një takim me presidentin Aleksandër Vuçiq në orën 19:30 për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp.